“Tifozët nuk duhet të mblidhen në ambiente publike dhe duhet të shmangin grumbullimin në zona larg portit të qytetit. Ju rekomandojmë fuqimisht të shmangni qendrën e qytetit.
Nëse keni zgjedhur të vizitoni qytetin, ju lutemi kini kujdes mos shkoni me fanellat e ekipit, sepse mund të jeni në shënjestër për vjedhje, grabitje ose sulm.”
Ky është mesazhi i shpërndarë në një nga llogaritë zyrtare të Liverpoolit në Tëitter, që paralajmëron tifozët e “The Reds” për transfertën me Napolin, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions.
Naples bound 🛫 #UCL pic.twitter.com/6kxQzoCOwT
— Liverpool FC (@LFC) September 6, 2022
Sigurisht që ky paralajmërim nuk është pritur mirë nga napolitanët, pasi i paragjykon ata si keqbërës. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, duke e konsideruar të papërshtatshëm këtë postim.