MENU
klinika

Zbulon Inteligjenca britanike

“Rusia urdhëroi tërheqjen, ukrainasit ia dolën me sukses”

12.09.2022 - 08:50

Inteligjenca britanike njoftoi të hënën se Rusia urdhëroi tërheqjen e trupave nga Kharkivi, në drejtim të lumit Oskil, pas ofensivës së suksesshme ukrainase.

Inteligjenca bëri të ditur se që nga e mërkura, Ukraina ka marrë disa lokalitete, ndërsa rusët po luftojnë për t’u riorganizuar.

“Një urë lundruese e improvizuar e Rusisë, e nisur më shumë se dy javë, ka mbetur në gjysmë. Artileria ukrainase me rreze të gjata veprimi po godet aq shpesh në pikat e kalimit të Dnipros, sa Rusia nuk mund të kryejë riparime”, thuhet në njoftimin e Britanisë së Madhe.

Sukseset e Ukrainës në terren, kanë bërë që Rusia t’i riorganizojë operacionet luftarake, e shumica e trupave “po detyrohet t’u japë përparësi veprimeve emergjente mbrojtëse”.

Të dielën, trupat ukrainase arritën në kufirin me Rusinë, në rrethin Dergachy, në rajonin e Kharkivit.

Ata u panë duke festuar me flamurin ukrainas, të mbledhur pranë një ndërtese gjysmë të shkatërruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA nuk duhet të ngatërrojë mjetet me qëllimet

‘Konkurrenca për fuqi duhet të ndalë’

Pse dy vendet kanë raporte të mira midis tyre?

Afrimi i rrezikshëm Kinë-Rusi