Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se bordet për cmimet e karburanteve dhe per disa produkte te shportes nuk do te shkrihen, duke theksuar se e kane bere punen e tyre dhe qe qytetaret po paguajne cmimet me te uleta te mundshme.
“Kohet e jashtëzakonshme na ndikojnë të marrim vendime të jashtëzakonshme.
Nga analizat që kemi kryer të dyja bordet kanë bërë punën e tyre me qëllim limitimin e rritjes së cmimeve në ato nivele pa prekur spekulimet e trehu, pa ndikuar në cmime kemi pritur që këto cmime të materializohen.
Ne do vijojmë të mbajmë bordet qoftë për çmimet karburanteve e disa produkteve të shportës për sa kohë do jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e cmimeve në bursat ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë cmimin më të ulët të mundshëm për këto produkte e të limtojmë cdo spekulim që mund të ndodhë në treg me rritje të mëvonshme të cmimeve”, tha Brahimaj.