Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eleminatore të ekipit kombëtar të futbollit, SHQIPËRI-IZRAEL për kompeticionin e UEFA Nations League, e cila do të luhet në datën 7 Shtator 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa javësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, shitja e biletave online për secilën kategori të stadiumit.
Tashmë, për të gjithë sportdashësit që duan të ndjekin takimin e skuadrës kombëtare në 7 shtator, të drejtohen në të gjitha pikat e mëposhtme, për të siguruar një vend në “Elbasan Arena” për sfidën e parë në UEFA Nations League të kuqezinjve.
Paralelisht me pikat e shitjes do të gjeni më poshtë edhe çmimet e biletave përkatëse. Shitja e biletave do të bëhet në pikat e poshtëshënuara:
Tiranë: Dyqani FSHF Macron, rruga Elbasanit / Nga e hëna në të diel / Ora 08:00-20:00
Tiranë: Biletaria pranë stadiumit Selman Stërmasi / Çdo javë nga e enjtja në të diel / Ora 12:00- 18:00
Durrës: Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana / Hapur prej datës 27 Gusht- 7 shtator / Ora 09:00-13:00
Korçë: Kancelaria perballë Kinema Millenium / Nga e hëna në të diel / Ora: 09:00-21:00.