MENU
klinika

“Big Brother Vip” në Shqipëri apo Kosovë?

Ja ku do ta shohim si opinionist Olti Currin

19.09.2022 - 11:10

Blogeri Olti Curri do t’i rikthehet ekranit si opinionist në reality-shown, “Big Brother.”

Por nëse prisnit që Olti Curri po rikthehet si opinionisti zyrtari i “Big Brother Vip Albania” gaboheni. Kjo pasi gazetarin do ta shohim si opinionisitin zyrtar të programit në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram e “BBV Kosova” ku shkruhet:

“A jeni gati? Olti Curri do të jetë opinonisti i parë i këtij edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova 🥳. Influenca, kritikat dhe komentimet e tij kanë marrë gjithëherë vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale, por tashmë këto veçori të tij do të jenë edhe pjesë e spektaklit që pritet të filloj këtë vjeshtë 🔜

Ndërkohë janë konfirmuar edhe moderatorët e spektaklit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Në një deklaratë para disa kohësh Olti Curri tregoi se ka marrë ftesë nga produksioni i BBV në Shqipëri jo vetëm për të qenë banor, por edhe për rolin e opinionistit. Gjatë intervistës ai ka dhënë edhe arsyet që e çuan atë të refuzojë ftesën nga produksioni.

‘’ Nuk kisha kohë fizike, unë punoj shumë, paguhem shumë mirë kështu që është një humbje e madhe. Do të humbja unë, do fitonte formati, nuk bëhet në këtë mënyrë, duhet të jetë ëin-ëin, që të fitojnë të dyja palët’. Patëm një bisedë, por ngeci. Kam përshtypjen se ka qënë ana ekonomike, asnjëherë nuk u mor një përgjigje e saktë, por është një e shkuar e harruar. Nuk kam patur asnjë lloj raporti dhe nuk kam miqësi me Top Channel. Unë kam raporte pune. Është si të thuash kirurgut a ke miqësi me pacientin që ke hapur barkun. Atë më duan për punë, unë i dua për punë. Kështu që është një marrdhënie e tillë me televizionin’’, u shpreh gazetari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“‘Top Channel’ të përdori si top llastiku”

Olti Curri i kthehet keq Meridianit


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain