MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Noizy sulmon Olti Currin: Njeri i dështuar nga jeta!

13.06.2019 - 12:10

Reperi i njohur Noizy ka sulmuar ashpër blogerin Olti Curri. Ka qenë një foto e publikuar nga  Olti që ka nxitur reagimin e ashpër të reperit.

“Me këtë kartën e studentit e kap me ulje këtë bluzën Nike të Noizyt apo jo?”, ka shkruar Olti në një postim.

Ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe reperi i është përgjigjur ashpër.

“@olticurri rob i dështum nga jeta. S’po të them gay, se gay esht Elton John, pastaj është zgjedhja jote, jo e imja, gjithsesi për studentat është me ulje firma @illyrianbloodlineqe për 1 vit ka bërë më shum seç do bësh ti gjithë jetën me fotot qe poston nëpër Instagram me marr 50€ peace and love bro. Të fala gjitha portaleve tani.P.s nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për te firmos një kotratë. Por ti s’din çfarë janë kontratat, se je blogger”, ka shkruar Noizy pranë postimit ku shihet edhe fotografia e publikuar e Oltit.

 

Pritej dhe e menjëhershme ka qenë përgjigjia e Oltit. Ai shkroi:

“Hahahahha Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do kisha kthyer përgjigje gjërë e gjatë por të mbarojë Abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët në Story çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, por nuk të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim”, ka shkruar Curri