MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Po shëndoshem, a kam tiroide?

29.09.2022 - 09:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Jam 32 vjeç. Gjithmonë kam patur trup të rregullt, por tani kam filluar të shëndoshem çdo ditë e më shumë, sado që përpiqem të mbaj djetë. Ndërsa duart dhe këmbët më rrinë gjithmonë të ftohta. Mos vuaj gjë nga tiroidet? Theksoj se jam dhe anemike.

Mjeku: Gjendra tiroide është gjendra endokrine më e madhe në qafë. Funksioni i tyre është prodhimi i hormonit të tiroides, funksion të cilin e marrin që në embrion me zhvillimin e sistemit nervor. Funksion tjetër luajnë në rregullimin e metabolizmit. Me metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegieve të substancave ushqimore në inde për t’u kthyer më pas në energji.

Mosfunksionimi i tiroides shoqërohet me një sërë komplikacionesh, ndërkohë që dy çrregullimet kryesore lidhen me hipertiroidizmin (tepricë jodi) dhe hipotiroidizmi (mungesë jodi). Dy simptomat e përshkruara nga pacientja (shtimi i pakontrolluar në peshë dhe ndjesia e të ftohtit) janë karakteristikë e kësaj të fundit. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që pacientja të jetë duke vuajtur një çrregullim i gjendrës tiroide. Por një përcaktim përfundimtar mund ta japë vetëm konsulta me mjekun endokrinolog, e shoqëruar kjo edhe me ekografinë e testet hormonale. Pa vajtur tek mjeku, pacientja nuk duhet të bëjë asnjë veprim tjetër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ju ka ndodhur edhe juve?

6 arsyet pse nuk po humbni peshë

Nga rënia e flokëve tek shtimi në peshë

5 shenjat që paralajmërojnë se vuani nga gjëndra tiroide