MENU
klinika

106-vjetori i shpalljes së pavarësisë

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, pritje për festat e nëntorit

30.11.2018 - 17:09

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, z. Riza Poda, ka shtruar një pritje në Hotel Sheraton, një nga më prestigjozët në Zagreb, me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në pritje morën pjesë ish-Presidenti kroat Stipe Mesic, mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, Sekretarë Shteti, Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, deputetë kroatë e shqiptarë, ambasadorë, diplomat, gjeneralë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kroaci, përfaqësues të biznesit dhe universiteteve kroate, drejtues të shoqatave shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend, miq të ambasadës e të ftuar të tjerë.

Himni kombëtar u interpretua nga këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani, ndërsa himni kroat nga tenori i vendas Ronald Braus.

riza poda-konica.al
riza poda-konica.al

 

Në fjalën përshëndetëse Ambasadori Poda evidentoi marrëdhëniet tradicionale që ekzistojnë mes dy popujve dhe dy vendeve tona dhe veçantinë e këtyre marrëdhënieve.

Në Kroaci jeton një komunitet i madh shqiptar nga Kosova, i cili është tepër aktiv në jetën ekonomike, politike e sociale në vend. Shqiptarët kanë deputeten e tyre në parlamentin kroat, e cila mori pjesë në pritje.

Duke iu drejtuar në shqip përfaqësuesve të komunitetit shqiptar të pranishëm në pritje Ambasadori Poda theksoi rolin që ata kanë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mundësitë e gjera për të kontribuar dhe investuar në Shqipëri.

Pritja u shoqërua me muzikë, këngë e valle shqiptare të performuara nga këngëtarja Nallbani dhe Grupi “Sazet e Përmetit” që kishin ardhur posaçërisht nga Tirana.

Gjatë pritjes u servirën edhe ushqime tradicionale dhe verë shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Çinarët” e Atë Konrrad Gjolajt

29 Nëntori në një tjetër këndvështrim


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!