MENU
klinika

Sasha Sobhani

Miliarderi iranian s’e harron lehtë këngëtaren shqiptare

30.11.2018 - 18:23

Miliarderi nga Irani, Sasha Sobhani është bërë pjesë e showbizit shqiptar pas lidhjes që ai pati me këngëtaren shqiptare Morena Taraku.

Lidhja e këngëtares shqiptare Morena Taraku me iranianin Sasha Sobhani u përfol shumë gjatë në media. Ky i fundit u bë një personazh i njohur për showbizin shqiptar, falë kësaj lidhjeje dhe filloi të vinte shumë shpesh si në Kosovë dhe në Shqipëri, pasi i pëlqente jeta e natës këtu.

Edhe pse lidhja e tyre nuk zgjati shumë, duket se Morena Taraku nuk mund të harrohet lehtë nga Sasha.

Ai ka publikuar një video në “Instastoryn” e tij, teksa dëgjohet në sfond kënga e ish-të dashurës së tij me titull “Amore”. Një dedikim në mes të natës!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!