MENU
klinika

''Tokë e xanun''

Profesor Fuga tregon sesi shpëton Tirana dhe krejt Shqipëria

12.10.2022 - 11:32

        Artan Fuga thotë se, gjithë e keqja e këtij vendi, është fakti se njerëzit braktisën çdo gjë për të ardhur në Tiranë.

“Tirana e shkatërron jetë e mot Shqipërinë!

Ne jemi mbledhur të gjithë buzë Lanës dhe aty i hamë shpirtin, i marrin frymën, i hamë bukën njeri tjetrit dhe ndërkohë të gjitha pasuritë e mëdha shqiptare i kemi lënë në dorë të ujqërve të malit, të gjarpërinjve, të sorrave, pa përdorim!

Grumbullimi ynë si minjtë buzë Lanës na lë pa punë, krijon papunësi, krim, ndotje, gjithçka të keqe!

Tani, pse ndodh? Kujdes lexoni po patët mundësi ekonomistin e madh anglez Rikardo për ta kuptuar, sepse poqe se nuk studion historinë, sigurisht që flet në havà!

Nuk është mirë të flasim në havà!

Kujdes! Janë interesa të mëdha që janë në lojë!

E para industria lubi e ndërtimit që do që mundësisht të gjithë shqiptarët nga janë e nuk janë të lënë shtëpi e katandi dhe të mblidhen mundësisht në dy a tre lagje të Tiranës, në kulla pesëqindkatëshe sepse shesin apartamentet. Mbushin xhepat duke shkatërruar ekonominë urbane pra jetën tonë!

Por nuk janë vetëm interesat e industrisë të ndërtimiot, sikurse thekson Rikardoja në kohën e vet, por edhe grosistët! Tregtarët e mëdhenj nuk duan prodhim vendas, as naftë, as preshë, as brekë për fëmijë.

Duan t’i sjellin nga jashtë sepse aty fitojnë! Prandaj duan që shqiptarët t’i ikën krijimit të vlerave të punës, të mblidhen në dy zona urbane dhe aty mos kenë kosto të lartë strukturat e shitjeve të mallit! Ikni o do bëni domate ju, domatet i sjell unë!

Kujdes! Nuk janë vetëm këta që duhen vendosur në zap! Janë edhe banka të ndryshme të cilat japin kredi për ata që janë në këto zona urbane dhe jo nëpër fusha e male, sepse këtu i kanë nën kontroll huamarrësit dhe kanë më tepër siguri që u kthehen interesat!

Shikoni pak kush janë huamarrësit më të mëdhenj, në Tiranë gjenden, ata që kanë biznese monopol!

Priiiiisni nuk mbaron me kaq thotë Rikardo! Janë edhe politikanët, pushtetarët, nëpunësit e korruptuar sepse këta marrin parà korruptive nga bizneset për të mos zhvilluar prodhimin, por vetëm tregtinë dhe shërbimet!

Pra ne mblidhemi si minjtë në Tiranë! Tirana shkatërron ekonominë kombëtare sepse mblidhen njerëz që nuk kanë asnjë rendiment pune! Niveli i jetës dhe i rendimentit, pagat shkojnë në minimum! Fitojnë ata aktorë shoqërorë që përmenda. Fatkeqësia jonë është themeli i pasurimit të tyre dhe i korrupsionit qeveritar!

Duke i mbledhur njerëzit në Tiranë edhe votat mblidhen më kollaj, edhe propaganda bëhet më kollaj, edhe kontrolli i patronazhistëve bëhet fare i lehtë!

Pa u shpërbërë ky model, duke he qur kontrollin ndaj shoqërisë nga lobitë monopoliste financiare, as mos prisni asgjë të mirë!

Jo ky hajdut, jo ti nen grata, jo ti spiun, jo ti majmun, janë të gjitha kot!

Demi kapet për brirësh ndryshe do të shkojmë direkt, e kam thënë, në vitin 2050 kështu si jemi, shekulli po mbaron”, shkruan Fuga.