MENU
klinika

Zbulon projektin që do të realizojë në një të ardhme

A ka frikë nga dështimi? Përgjigjet Noizy

14.10.2022 - 11:15

Noizy është një ndër reperët më të komentuar dhe më të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, ai i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Instagram, ku ka ndarë edhe detaje nga jeta e tij personale.

Mirëpo, dikush e ka pyetur: “Pse nuk po bën një film biografi për veten tënde, do të ishte super i suksesshëm”?

“Filmi duhet të ketë një fund, unë jam ende rrugës për diku sa të shkoj atje ku dua, do i japë fund dhe do bëj filmin dhe dokumentarin më të bukur që do të ketë parë kjo gjeneratë.. ju premtoj”-shkroi ai.

Një tjetër pyetje për Noizy-n ishte: “A të frikëson dështimi”? Por ja si u përgjigj ai: ” Jo, më bën kurioz, më bën të mendoj”.


Kujtojmë që koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noizy ka treguar më herët se ka qenë sponsori i vetëm i “Alpha Show” dhe ka kushtuar mbi gjysmë milion euro.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.

Kujtojmë se Noizy e cilësoi koncertin si natën më të bukur të karrierës së tij.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën