Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime të tjera në strukturat e policisë. Mësohet se Petrit Halo, i cili deri më tani drejtonte Komisariatin Nr.4 në Tiranë ka kaluar në krye të Komisariatit Nr.1. Këtë të fundit, deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti.
Mehmeti u pezullua në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit. Ai është transferuar në Drejtori të Përgjithshme, më konkretisht në Drejtorinë e Standarteve, aty ku ishte përpara se të bëhej Shef i Komisariatit.
Ndërkohë, në krye të Komisariatit Nr.4 është vendosur Luan Hyseni. Burime bëjnë të ditur se janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të policisë së shtetit. Në emërimet e reja janë përfshirë edhe studentë ekselentë.