MENU
klinika

Dështimi i diplomacisë

Kosova në këto shtete mbetet pa ambasadorë

01.12.2018 - 12:37

Diplomacia kosovare, përveç dështimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, po përballet edhe me mungesë të ambasadorëve në shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën.

Përveç kësaj, problem po shihet edhe politizimi i shërbimit diplomatik dhe shkelja e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm për respektimin e kuotës 50/50 për emërimin e ambasadorëve të karrierës dhe ambasadorëve politik.

Konica.al

Në tetë shtete, Kosova nuk ka fare ambasadorë, ndërsa zyra ndërlidhëse në Beograd është pa shef.

Vendet në të cilat Kosova nuk ka ambasadorë janë në Australi, Shqipëri, Suedi, Mbretëri e Bashkuar, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi si dhe në Itali. /Konica.al/