MENU
klinika

“I jam dedikuar më shumë seç duhet”

Einxhelit ia sollën në majë të hundës “suportueset” e saj

24.10.2022 - 11:33

Moderatorja Einxhel Shkira ka publikuar së fundmi një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, drejtuar atyre që ajo i quan “suportueset” e saj.

Në një status në profilin e saj në Twitter Einxhel shkruan:

“Për disa prej “suportueseve” te mia që ndoshta i jam dedikuar më shumë se ç’duhet dhe kam bërë më shumë nga çfarë të tjerët kanë bërë… por që me sa duket të tregohesh ‘greedy’ dhe në këto momente s’ju duket gjë e keqe! Singerisht Einxhel Shkira.”

Krahas statusit është bashkëngjitur një foto, ku moderatorja i ka dedikuar një mesazh ndjekësve të saj. Einxhel shkruan se është në një moment shumë të bukur të jetës së saj që dëshiron ta shijojë. Moderatorja shkruan mes të tjerash se “suportuesit” e saj i kanë drejtuar gishtin sikur nuk po bën asgjë, të cilët i këshillon që të reflektojnë për veten e tyre.

Shkrimi i plotë:
Për ju që ma doni të mirën dhe prisni që unë të bëj ato që ju prisnit… A e keni menduar ndonjëherë sa egoiste po tregoheni?! A e keni menduar ndonjëherë që unë kam kuptuar se dashuria dhe përkrahja juaj është e kushtëzuar?? A e keni vënë re që të vetmin çast në jetën time ku unë po tregohem egoiste e po kujdesem për trupin dhe qetësinë time mendore e shpirtërore sepse jam në momentin që veç e kam ëndërruar në jetë, ju po më drejtoni gishtin sikur s’po bëj asgjë???? A s’duhet unë të mendoj asnjëherë për veten time? Po të paktën për femijën tim a mundem të mendoj?? Mendoni se në këtë gjendje do dal të luftoj me shpate dhe të përballoj gjithë negativitetin që e kanë njerzit në majë të gjuhës, e kur kjo vjen dhe nga ato që supozohet se më duan imagjino nga ato që s’më kanë dashur?? A do ja falja vetes që muajt më të rëndesishëem të trupit dhe mendjes time si grua dhe nënë unë të merrem me ato çcka doni ju dhe jo shpirti e zemra ime??? A jam gabim se i kam dhënë pushim vetes e për herë të parë po fle e qetë dhe po pres me krahë hapur në shtëpi njeriun që dua ndërkohë që ai vazhdon thjeshtë punën e vet sepse ai nuk është shtatzënë dhe kjo se pengon të vazhdojë planet e veta!! Të dashura dashamirëse që s’e dini aspak se me çfarë jam marrë unë nga shtëpia, që nuk dini aspak se çfarë kam kaluar, që nuk dini aspak planet e mia… ju them së që ato çka kërkoni t’i bëj unë mund t’i bëje çdo vajzë e secila nga ju nëse do! Por e di që më lehtë është kur i bën dikush tjetër, ama dhe mua gati s’mi ka lëne kush, ama dhe unë s’kam pritur askënd me u çu me fol e as me mbaru atë shtatzëninë që unë të kërkoj të drejtat e mia por jam nisur majës malit vetëm, siç dhe aty brenda e ngjita vetëm dhe e çova deri në fund vetëm, madje pa e ditur që kam dhe përkrahjen tuaj jashtë… por përtej kësaj, personit që duhet t’i bëni kritikë në këto momente është vetja juaj, sepse unë e di se çfarë po bëj me jetën time dhe ku dua të shkoj me hapat e mia, po ju a e dini se çfarë po bëni, çfarë kërkoni dhe ku doni të shkoni???? Apo mjafton me ardh këtu si krushkat dhe le të japim mend si të ftillojë kjo jetën, ndërkohë jeta ime është në pikën më të mirë e më të bukur që kam jetuar ndonjëherë… e me keqardhje ju them që as më plas se çfarë thuhet apo mendohet! Po ju kthej përgjigje meqë mendoni se jeni në pozitë të më jepni këeshilla meqë më keni suportuar e

më keni dashur, se ndryshe as një shpjegim s’i detyrohem askujt!! Di vetëm t’ju them që tani parësore mbi çdo gjë është shëndeti bebit tim dhe të çoj në fund këtë mision nga Zoti pa e rrezikuar si proçes nga ego tw tjera të mijat. Kaq kisha dhe nëse ndodh sërisht kjo lloj bisede para apo pas shpinës time, lirisht mund të mos më suportoni më sepse s’kam nevojë për dashuri me interes apo përkrahje me kushte egoiste! Sot në vend të parë është Ai dhe Ne të dy që mezi po e presim atë të vijë në jetën tonë dhe të vijë shëndetshëm në krahet tona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfliten se kanë qenë të lidhur

“Valoni i ka dedikuar këngë Einxhel!”


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat