Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-presidentit amerikan George H.W Bush në moshën 94-vjecare.
Përmes një postimi në Twiiter, Bushati shprehet se mbështetja e Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1990 në Shqipëri ishte e pazëvendësueshme.
“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të George H.W Bush!
Kur në Shqipëri erdhi demokracia në 1990 mbështetja e tij ka qenë e pazëvendësueshme ndërsa bota humbet një burrë shteti që bëri histori në periudhën pas luftës së ftohtë.
Lutjet dhe mendimet tona shkojnë për popullin amerikan dhe familjen”, shkruan ministri i Jashtëm në një postim në Twitter në anglisht.
Saddened by the news of #US President George HW Bush passing. When #Albania found democracy in 1990, his support was indispensable. World lost a great statesman who shaped the history of the post-cold war. Our thoughts & prayers are with American people & family @USEmbassyTirana
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) December 1, 2018