Policia e Lezhës ka dhënë informacion në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër për çështjen e tjetërsimit të pronave te zona e Ranës së Hedhun.
Në njoftim thuhet se pas mbërritjes së urdhrit të ekzekutimit të vendimeve në policinë e Lezhës mesditën e të premtes ka nisur puna për arrestimin e personave të dënuar. Aktualisht i vetmi person që ndodhet në qeli është ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.
Ndërkohë që të tjerët, thekson policia, janë arratisur. Taashmë pritet shpallja e tyre në kërkim ndërkombëtar pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë arratisur jashtë vendit.
Njoftimi
Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.
Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mberriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve .I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetem ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.
Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.