Barcelona “rrëmben” 3 pikë ndaj Almerias (2-0) dhe merr përkohësisht kreun e La Liga. Katalanasit patën shansin e artë për të vendosur sfidën në shinat e duhura që në minutën e gjashtë, kur për ta akordohet një penallti.
Robert Lewandowski humbi 11-metërshin, pas një ekzekutimi të dobët dhe pas një gjuajtje në të cilën nuk gjeti dot as katërkëndëshin e mbrojtur nga Martinez. Ekipi i Xavit provoi të rregullonte gabimin brenda fraksionit, por lojtarët nuk e kishin saktësinë e duhur për të zgjidhur ndeshjen.
Në pjesën e dytë Barça bëri gjithçka mirë duke shënuar me Dembele dhe De Jong. Kjo sfidë nuk ishte aspak një ndeshje e thjeshtë e kampionatit spanjoll, por ishte një takim në të cilin do luante aktin e fundit një nga ikona e ekipit nga Camp Nou, Gerard Pique.
Ky ishte “kërcimi i fundit” i mbrojtësit të njohur, që ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur dhe tifozët në shkallët e stadiumit nuk kursyen brohoritjet për të.
No es el adiós de un jugador.
Es el adiós de una LEYENDA.#Sempr3 pic.twitter.com/QQyBWYaCTF— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 5, 2022