MENU
klinika

Serie A, Java 13

Giroud sërish hero, i jep Milanit 3 pikë në limit

05.11.2022 - 23:43

Milan vuajti shumë për të marrë tri pikët e radhës në kampionat. Një sukses që erdhi vetëm në fund, duke mundur 2-1 Spezian. Tri pikë që ngjisin kuqezinjtë në vendin e dytë.

Milan do finalizonte në mënyrë fantastike një aksion në minutën e 20-të. Super Bennacer dërgoi një kros me telekomandë për Theon, i cili pas e kontrolli topin, ia doli të realizojë.

Në fillimin e pjesës së dytë, mysfirët e Spezias do barazonin shifrat me Daniel Maldinin. Goditja fantastike e Maldinit nuk pati fund tjetër, përvec rrjetës.

Kampionët e Italisë kalojnë për herë të dytë në këtë ndeshje në avantazh me Tonalin, por goli anulohet për shkak të një fauli. Minutat e mbetura ishin mjaft emocionuese, me të besuarit e Piolit që ngulmuan fort për fitoren dhe e gjetën atë falë golit të Giroud, i cili më pas merr karton të kuq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN