MENU
klinika

Serie A, Java 13

Napoli përmbys në Bergamo dhe marshon në krye

05.11.2022 - 20:59

Napoli nuk njeh ndalesa në Serie A, duke marrë fitoren e 11-të sezonale në 13 javë. Të kaltrit përmbysën 1-2 në Bergamo ndaj Atalantës, duke lënë këtë të fundit në vendin e dytë.

Gjithcka ndodhi në pjesën e parë, më saktë në harkun kohor të 16 minutave. Lookam shënoi për vendasit në minutën e 19-të, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Gasperini nuk preferoi të aktivizonte Gjimshitin.

Pa kaluar as 4 minuta, miqtë barazojnë me nigerianin Osimhen. Por Napoli nuk do të ndalej këtu, pasi në 35’ Elmas do të përmbyste rezultatin në favor të Napolit. Osimhen sërish protagonist, por kësaj here me asist. Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, nuk pati më gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN