MENU
klinika

"NATO mbetet vigjilente"

Stoltenberg thirrje Kurtit e Vuçiçit të përmbahen

07.11.2022 - 19:35

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në lidhje me situatën aktuale në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter Stoltenberg, thotë se u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës.

“U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës. Dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara. NATO mbetet vigjilentë”.

Kujtojmë se edhe Bashkimi Evropian u bëri thirrje të hënën Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një “zgjidhje evropiane”, për të zbutur tensionet në terren, pasi përfaqësuesit e serbëve në veriun e Kosovës braktisën institucionet e vendit, pas mospajtimeve rreth vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha në një konferencë me gazetarë se ditëve të fundit është parë tensionim shumë i rrezikshëm i situatës, që mund të ketë pasoja serioze jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën e bisedimeve dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe përplasje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duke anashkaluar kundërshtimet e NATO-s

Kosova në heshtje po ndërton ushtrinë e saj


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin