MENU
klinika

“Duhet të të vijë zor”!

Përse u përplas Iliri me Visjanin në ‘Dance Albania’?

08.11.2022 - 12:15

Një debat ka ndodhur së fundmi në “Dance Albania”, konkretisht mes Visjan Ukcenajt dhe kryetarit të jurisë, Ilir Shaqirit.

E gjitha situata e agravuar ka ardhur si pasojë e komenteve të Ilirit, gjë që Visjanit nuk i kanë pëlqyer.

Aktori theksoi se Iliri i ka dhënë të njëjtin vlerësim dy herë rresht dhe ka bërë të njëjtin koment.

“Nëse edhe sot më bën të të jap të njëjtin vleresim, duhet të të vijë zor”, iu kthye Iliri më pas.

“Duhet të të vijë zor ty, nëse më thua të njëjtat gjëra”,- vijoi më tej debatin aktori i humorit.

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët e humorit më të dashur në vend. Që prej fillimeve të karrierës në televizion ai ka qenë pjesë e stafit të “Klanifornia” dhe nuk ka preferuar të lëvizë nga një vend në tjetrin, siç mund të kenë bërë kolegët e tij. Mirëpo nëse do t’i jepej shansi për një rrogë më të mirë në spektaklin “rival”, “Portokalli”, ai nuk do të mendohej dy herë për t’u larguar.

Në një intervistë më herët për “Pardon my french”, aktori tha se ka vetëm një arsye për të lënë punën e tij aktuale.

“Shumica e aktorëve të humorit kanë dalë nga institucioni “Portokalli” dhe nga një logo dhe mbështetje shumë e madhe që është “Top Channel”. Unë e respektoj shumë “Portokallinë” sepse e kam pëlqyer që prej fillimeve të saj. Por, jam i lumtur edhe që unë dhe Albano Bogdo jemi bërë të famshëm nga jashtë “Portokalli”-së dhe jemi krenarë për këtë gjë sepse çdo gjë e kemi arritur me punë dhe forcën tonë. Unë jam shumë i lumtur me kolegët me të cilët punojmë, por rroga është primare, nëse rroga do të më cënohej do të shkoja në “Portokalli”. Aktorët atje i kam shumë miq dhe kam respekt për ata”, u shpreh Visjani.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën