MENU
klinika

Çfarë është bërë shkak

Britney Spears po tregon se sa shumë po vuan!

09.11.2022 - 12:09

Britney Spears ka zbuluar së fundmi për ndjekësit e saj se ajo po përjeton disa probleme shëndetësore. Këngëtarja me famë botërore ka bërë me dije se ajo ka dëmtime nervore në anën e djathtë të trupit.

“Tre vitet e fundit që kur dola nga ai vend ku kam qenë, një gjendje e lehtë e pavetëdijshme … nuk mund ta përballoja atë”, theksoi ajo.

Më herët, Britney Spears pretendoi se nëna e saj, Lynne Spears, një herë e goditi “shumë fort” për shkak se qëndroi jashtë shumë vonë, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares.

“Hera e parë që mora shuplakë ishte një natë kur Paris [Hilton] dhe Lindsay [Lohan] më lanë në shtëpinë time në plazh me foshnjat e mia. Nëna ime po shikonte Jayden dhe Preston. Po unë festova deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur !!!! Hyra brenda, ajo më shikoi dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë !!!”- pohoi këngëtarja, 40 vjeç, në një postim të fshirë në Instagram.

Këngëtarja e “Toxic” më tej pretendoi se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline – me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston – “u largua” nga ajo.

Fituesja e Grammy-it e përfundoi postimin e saj – i cili shfaqte një klip të Jennifer Lopez-it duke goditur me shuplakë Jane Fonda -n në “Monster-in-law” – duke thënë se ajo “nuk do ta dijë kurrë” se si është të godasësh dikë në fytyrë.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën