MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Apendesiti, shenjat dhe diagnostikimi

10.11.2022 - 11:40

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Apendesiti, shenjat dhe diagnostikimi

Mjeku: Apendesiti është një inflamacion akut i një divertikuli të vogël në pjesën fillestare të kolonit (apendiks). Origjina e inflamacionit është një obstruksion ose bllokim i divertikulit, i përbërë nga inde limfatike dhe nga ngushtimi i diametrit të brendshëm. Obstruksionin mund ta shkaktojnë gurët biliarë, parazitët intestinalë, neoplazitë etj. Zmadhimi i folikujve limfatikë shoqërohet me infeksion.

Simptomat
Simptomat mund të jenë të menjëhershme ose kronike. Më e hasur është dhimbja abdominale ku në pak orë mund të intesifikohet si dhimbje dhe të spostohet në regjionin inferior të krahut të djathtë të abdomenit. Edhe presioni më i lehtë mund të shkaktojë dhimbje. Në raste të tjera dhimbja është më pak intensive dhe vazhdon për disa ditë. Shoqërohet me temperaturë, nauze, të vjella, diarre dhe dhimbje në këmbën e djathtë. Inflamacioni shkakton çarjen e folikujve limfatikë dhe përhap infeksionin në pjesën abdominale të peritonit me zbehje, djersitje, temperaturë, dhimbje barku; në disa raste me rezultat letal.

Diagnostikimi
Diagnostikimi bëhet i menjëhershëm nga analizimi i simptomave dhe ekzaminimi direkt në abdomen. Analizat e gjakut mund të tregojnë ndonjë infeksion të mundshëm, kurse echografia mund të përjashtojë patologji të tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.