Babai i saj është një nga kantautorët e parë në Shqipëri. Edhe ajo duket se ka trashëguar pasionin e të atit për muzikën dhe prej disa vitësh tashmë ka futur këmbët në tregun tonë muzikor. Po flasim për Anna Gjebrean, e cila sot vetëm 13-vjeç ka lançuar tre këngë të saj.
Anna së fundmi ishte e ftuar tek “Rudina”, ku promovoi këngën e saj “Just Dance”. E teksa festivali “Kënga Magjike” është në përgatitje e sipër, Anna u ngacmua nëse edhe ajo do të merrte pjesë, pasi tanimë mund të quhet një këngëtare.
Mirëpo, Anna është koshiente se duke qenë se babai i saj është producent i festivalit, do të kishte konflikt interesi. Kjo është arsyeja përse nuk do ta shohim vajzën e Gjebreas në “Kënga Magjike”.
“Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë duke qenë babi im producenti… Unë nuk mund të konkurroj. Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkurroj te “Kënga Magjike”, ndalova së thëni dhe këtë vit më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën”, u shpreh vajza e Ardit Gjebreas.
Ju kujtojmë që këtë vit, do ketë një ndryshim sa i përket datës së mbajtjes së “Këngës Magjike”.
Ndryshe nga viti i kaluar, festivali do të zhvillohet sipas traditës që ka patur ndër vite, të ndryshuar vitin e kaluar.
Teksa në vitin 2021 u mbajt gjatë pranverës, së fundmi produksioni njoftoi se në datat 23 dhe 24 maj 2022 artistët mund të dorëzojnë këngët e tyre pranë “Tv Klan”.
Mirëpo netët e festivalit të këtij viti do të organizohen në nëntor, ndryshe nga ai i vitit të kaluar ku netët finale u mbajtën në muajin maj.