MENU
klinika

Premier League, Java 15

Xhaka me probleme, Arsenal i falet Odegaard

12.11.2022 - 23:40

Arsenal mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Wolves. Një sukses që e con në 5 pikë diferencën në krye ndaj vendit të dytë me Cityn. Arsenal duket se është për titull këtë sezon.

Ndeshja zgjati vetëm 16 minuta për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën i ka bërë me shenjë trajnerit Arteta për zëvendësim, pasi volli në fushë. Tekniku e ndërroi menjëherë, duke aktivizuar Vieran. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në të dytën, pikërisht në minutën e 55-të, miqtë zhbllokojnë sfidën me norvegjezin Odegaard, që shfrytëzon mjaft mirë pasimin e Viera. Por ish-lojtari i Real Madrid nuk do të ndalej këtu, pasi 75’ shënon edhe golin e dytë pas një veprimi individual. Kaq mjaftoi për të marrë tri pikë me vlerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN