MENU
klinika

800 kilogramë kanabis dhe 11 të arrestuar

Kultivimi i drogës në Berat, nën hetim efektivë të Policisë

17.11.2022 - 11:01

Pak ditë pas zbulimit të një sere gjigante ku bëhet prodhimi masiv i kanabisit, nën hetim nuk janë vetëm organizatorët, por edhe Policia

Ka dyshime të forta se efektivët e zonës kanë pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme që zhvillohej në njësinë administrative të Kutallisë edhe për shkak të numrit të madh të punëtorëve që kishin shkuar nga rrethinat e Tiranës dhe Krujës.

Për këtë arsye, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për të provuar nëse policia lokale nuk toleruar kultivimin e kanabis, ndërsa efektivë të zonës nuk kanë lajmëruar shefat e tyre. Jo më kot, në operacion shkuan forcat e policisë nga Tirana edhe për faktin se shpesh efektivë policie kanë dekonspiruar operacione të tilla duke u lënë mundësi kultivuesve që të arratisen. Për këtë arsye, në kuadër të këtij hetimi pritet të merren në pyetje edhe zinxhiri komandues i Policisë së Beratit, si dhe specialistët e policëve të zonës ku ndodheshin serat.

OPERACIONI

Më 11 nëntor, Policia njoftoi se kishte sekuestruar një sasi prej 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike kultivohej dhe përpunohej në rreth dy hektarë sera me dhjetëra, kryesisht gra të moshave të ndryshme. Operacioni i koduar “Stuhia”, çoi në pranga 11 persona, të cilët dyshohen si organizator të kultivimin, përpunimit dhe tregtimit të lëndës narkotike, ndërkohë që u shoqëruan rreth 100 persona. Në pranga përfunduan Hamdi Dyli, Endriol Xheka, Blerim Xheka, Samoel Lushaj, Jurgen Ujkaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Roli më i rëndësishëm në organizimin e kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë ishte i një familjeje nga fshati Nikël i Krujës, zonë nga e cila ishin punësuar edhe një pjesë e madhe e grave dhe e njohur gjithashtu për kultivimin e kanabisit ndër vite. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, vajzën dhe dhëndrin e tyre. Kjo familje dyshohet të jetë organizatorja dhe mbikëqyrësja e të gjithë aktivitetit kriminal të prodhimit dhe tregtimit të lëndës narkotike.

Gjithashtu, ata akuzohen se kanë lidhje me “kokat” e aktivitetit kriminal që dyshohet se janë dy shtetas po ashtu nga Nikla, tashmë të identifikuar, por emrat e tyre nuk bëhen ende publikë për shkak të hetimit, deri në arrestimin e tyre. Midis 11 të arrestuarve janë edhe nënë e bijë, Drita dhe Izmira Mema krahas bashkëshortëve të tyre. Ato kontraktonin gratë nga zonat e Fushë-Krujës, duke iu thënë se do të vilnin ullinj dhe më pas duke përdorur edhe kërcënime i përfshinin në procesin e përpunimit të bimëve. Policia sekuestroi edhe tri armë zjarri dhe sende të tjera që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Gjatë marrjes në pyetje në policinë e Beratit, gratë punëtore deklaruan se kishin shkuar për të vjelë ullinj kundrejt pagesave prej 50 mijë lekësh të vjetra në ditë. “Më thanë është sezon ullinjsh. Hajde dhe do të paguajmë. I lashë në shtëpi fëmijët dhe burrin dhe pazari për të vjelë ullinj ishte shumë i mirë”. Kështu e nis rrëfimin njëra nga 95 gratë e gjetura në fermën e kanabisit në fshatin Rërëz, Berat. Gruaja e moshës 48 vjeç, e cila jeton në një fshat të Tiranës, u lidh me “pronarët” e ullinjve të Beratit përmes fqinjëve të saj, që u ishte bërë e njëjta ofertë. Dy prej tyre që ju gjetën sasi parash në trup me shumë përmbi 3 milionë lekë të vjetra, u prangosën, ndryshe nga punëtoret e hashashit që do të hetohen vetëm për mos kallëzim krimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa prej tyre ndihen keq, mbërrin ambulanca

Fermë hashashi / Arrestohen rreth 100 persona, mes tyre 80 gra

Pamjet nga operacioni i policisë

Brenda fermës së drogës në Berat!


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier