MENU
klinika

Krimin e parë e kreu para 10 vitesh

Rrëfimi tronditës i shërbyeses që vrau 4 persona

22.11.2022 - 12:16

Tronditës është rrëfimi i një 45-vjeçarje që vrau një të moshuar për të cilën kujdesej në Rodos të Greqisë. Pas arrestimit gruaja pranoi se kryer edhe tre vrasje të tjera.

Në dëshminë e parë në polici ajo ka treguar se krimin e parë e kreu në 10 vite më parë, kur siç pretendon, i mori jetën një 63-vjeçareje, të cilës i dha ilaçe. Madje ka shkuar edhe në funeralin e saj e veshur me të zeza.

Autorja e dyshuar, që u arrestua për vrasjen e 75-vjeçares në Taxiarchis, tha para hetuesve se këtë vrasje e ka kryer pasi kishte dalë nga spitali psikiatrik i Leros.

Viktima e dytë e saj mësohet se është një grua 86-vjeçare, për të cilën ajo kujdesej dy vite më parë për një tarifë prej 650 eurosh.

Ajo u tha hetuesve se ishte duke u kujdesur për gruan për rreth një vit dhe se flinin së bashku në dy krevate teke të bashkuar.

E moshuara fatkeqe, tha shërbyesja e shtëpisë, kishte kolit dhe diabet. Kur ajo ndaloi marrjen e pilulave të skizofrenisë, futi kos dhe sheqer ose mjaltë në një shiringë dhe ia injektonte 86-vjeçares në vend të insulinës.

E moshuara u dërgua në spital, por humbi jetën. Autorja pretendoi se nuk kishte ndërmend ta vriste dhe se i dha përzierjen sepse 86-vjeçarja nuk hante sepse ishte e infektuar me koronavirus.

Viktima e tretë e 45-vjeçares ishte një grua 70-vjeçare që vuante nga demenca, të cilën e kishte dhunuar sepse nuk hante ushqimin e saj.

Ajo pretendoi se e kishte rrahur të moshuarën sepse ishte i mërzitur sepse kishte ndërprerë trajtimin për skizofreninë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrau të moshuarën për të cilën kujdesej

Trondit 45-vjeçarja: Kam kryer 4 vrasje në total


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi