MENU
klinika

Takimi i NATO-së

A e mbështet NATO dialogun Kosovë-Serbi?

03.12.2018 - 15:51

Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të NATO-së do të takohen të martën dhe të mërkurën në Bruksel, ku dita e dytë pritet t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë po ashtu temë e diskutimeve.

Shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg, tha të hënën se aleanca e mbështet plotësisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

A e mbështet NATO dialogun Kosovë-Serbi? konica.al
A e mbështet NATO dialogun Kosovë-Serbi? konica.al

Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të përmbahen nga veprimet dhe retorika provokuese dhe të bëjnë përpjekje që t’i zvogëlojnë tensionet dhe të shënojnë përparim. Sa i përket ndryshimit të mundshëm të kufijve, mund të them se ne e mbështesim dialogun dhe shpresoj se (palët) do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën“, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se misioni paqeruajtës i NATO-së, KFOR, do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë, për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë.

Ideja për ndryshim kufijsh është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!