Ky Botëror duket mjaft i çuditshëm, ku befasitë nuk kanë munguar. Që në ditët e para erdhën dy surpriza që i shokuan të gjithë. Arabia Saudite mundi 1-2 Argjentinën, ndërsa po me këtë rezultat dhe me po me përmbysje, Japonia triumfoi ndaj Gjermanisë.
Tashmë në futbollin modern nuk ka skuadra të forta dhe të dobëta. Kjo nuk është hera e parë që në një kompeticion të këtij niveli ndodhin të tilla gjëra. Në Botërorin e 1966, Italia pësoi disfatë 1-0 nga Koreja e Veriut.
Zhgënjimi i madh i axurrëve u përsërit edhe në vitin 2002, ku Koreja e Jugut arriti të mposhtë 2-1 Italinë. Në vitin 2014, kësaj here ishte Kosta Rika që do bënte befasinë po ndaj italianëve (1-0, Kupë Bote). Po Gjermanisë i ndodhi në vitin 2018, duke u mundur nga Koreja e Jugut.