MENU
klinika

‘Turku tani nuk na prek dot’!

Greqia ‘feston’ mbërritjen e dronëve amerikanë

25.11.2022 - 12:47

Greqia po bashkëpunon me SHBA në fushën ushtarake.

Kohët e fundit në bazën ajrore të Larisas janë vendosur edhe disa dronë të avancuar amerikan të njohur si “MQ-9 Reaper”, të cilët konsiderohen si fjala e fundit e teknologjisë në këtë drejtim.

Sipas mediave lokale, dronët në fjalë janë përdorur edhe më herët nga amerikanët për të vëzhguar qiejt e Sirisë dhe Jemenit, ndërsa sipas mediave lokale tani do të fokusohen edhe në drejtim të tokës turke.

“Këto UAV mund të qendrojnë në ajër për një kohë shumë më të gjatë sesa mund të qëndrojnë dronët turq TB2 Bayraktar. Ata kanë aftësinë, nëse kërkohet, të mbajnë raketa ajër-tokë dhe ajër-ajër.

Ata gjithashtu mund të monitorojnë “armikun” duke transmetuar në kohë reale imazhe në qendrat e operacionit, të mbledhin informacion, por edhe të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, duke pasur aftësinë për të qëndruar pa karburant në ajër deri në 48 orë me nje rreze veprimi deri në Qipro”, shkruajnë mediat greke duke shtuar se këta dronë kanë një rreze veprimi prej 1 850 kilometrash dhe mund të vëzhgojnë çdo gjë nga Deti i Zi deri në Kretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi