Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka uruar të gjithë shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Gjatë koncertit madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Dua ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falenderoi të gjithë për suportin që i kanë dhënë.
Ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj, ndërsa qytetarët e shumtë kanë sfiduar të ftohtin për të ndjekur koncertin e saj.
“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.
Ndërkohë gjatë performancës, Dua Lipa përshëndeti te gjithë duke bere edhe simbolin e shqiponjës.
Po ashtu artistja në disa momente shfaqet me flamurin shqiptar, te cilin e merr dhe mbështjell trupin.
Në përfundim të performancën së këngëtares me famë botërore, u dhurua edhe një spektakël fishekzjarresh.