MENU
klinika

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në QKUK

Sokol Halili rrezikon burgim të përjetshëm

01.12.2022 - 11:43

Sokol Halili, autor i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij e cila ishte 41 javëshe shtatzënë, Hamide Magashi në oborrin e martenitetit në Prishtinë, rrezikon burgim të përjetshëm. Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se, rasti makabër i vrasjes së 35- vjeçares shtazënë mund të shënojë për herë të parë dënimin me burgim të përjetshëm, në Kosovë. Megjithatë, tha Berisha, një dënim i tillë mund të evitohet vetëm nëse i dyshuari dorëzohet.

Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK, ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatëzënë dhe u zhduk akoma pa gjurmë, do shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata. Kështu mendoj unë!”, tha ai.

Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e maternitetit

Policia në banesën e 35-vjeçares, familjarët në gjendje shoku

35-vjeçarja shtatzënë u vra nga ish-burri

Vrasja e dyfishtë/ Kosova sot në protestë


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi