Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit që kanë, si në brendësi të frutit ashtu edhe në lëkurë.
Fruti i mandarinës përmban vitaminat A, B, C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Ai është tretës, freskues dhe me lëngun e këtij fruti mund të përgatitet një limonadë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve.
Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si te portokalli dhe ndihmojnë, sidomos në luftimin e infeksioneve.
Kurimi i anemisë
Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth një muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra, ose edhe më shumë.
Pastrami i mykyt të zorrëve
Rekomandohet konsumimi në ditë, gjatë 50 ditëve i:
5 kokrrave esëll;
4-5 kokrra në drekë;
2 kokrra para gjumit.