MENU
klinika

Kupa e Botës 2018

Në Rusi për Botërorin, 100 tifozë marrin azil

21.08.2018 - 12:23

Botërori “Russia 2018” duket se për disa tifozë vijon ende. Nëse disa nuk kishin bileta për kthim, ose janë ngatërruar me tranzitet, për 100 tifozë situata është ndryshe.

“Moscow Times” raporton se janë rreth 100 persona nga vendeve të ndryshme, që kanë hyrë në rusi si tifozë dhe kanë kërkuar azil politik për t’i shpëtuar luftës që po zhvillohet në shtetet e tyre.

Lajmi u konfirmua nga vetë këshilltarja për çështjet e emigracionit, Varvara Tretiak, e cila pranon se Botërori ka ndihmuar njerëzit për të hyrë në Rusi dhe tashmë kërkojnë azil, por që shanset për ta përfituar, janë thuajse zero.

Kryesisht, tifozët janë nga Somalia, Nigeria, Bangladeshi, Jemeni e Afganistani. Nga këto vende, vetëm Nigeria mori pjesë në Kupën e Botës, ndërsa kanë mbërritur në Rusi duke përdorur dokumenta false, njëkohësisht fshehur mes grupimeve të tifozëve.