Uruguaji u eliminoi për një gol më pak nga Botërori dhe në fund futbollistët nuk i mbajtën dot nervat me gjyqtarët. Jose Gimenez, mund të dënohet për pesëmbëdhjetë ndeshje pasi goditi një zyrtar të FIFA-s.
Fitorja 2-1 e Koresë së Jugut ndaj Portugalisë e dërgoi skuadrën amerikano-jugore në shtëpi, pavarësisht se ata mundën 2-0 Ganën në një ndeshje të mbushur me polemika. Uruguai mendoi se duhej të kishte një penallti në fundin e ndeshjes pasi Edinson Cavani u rrëzua në zonë dhe pas vërshëllimës së fundit gjakrat u nxehën akoma më shumë.
Gimenez humbi plotësisht gjakftohtësinë e tij teksa u përpoq të përballej me arbitrin ndërsa ai po dilte jashtë fushës. Ylli i Atletico Madrid duhej të mbahej nga shokët e skuadrës teksa bërtiste dhe ndiqte arbitrin Daniel Siebert.
NO PUEDO CON GIMENEZ, QUERIA MATAR AL ARBRITO 🤣🤣pic.twitter.com/446Y8jjCaV
— Corvi 🇪🇸❤💛 (@jmcorvillo) December 2, 2022
Mes kaosit, Gimenez goditi me bërryl në pjesën e pasme të kokës një përfaqësues të FIFA-s. 27-vjeçari nuk u ndal me kaq teksa vazhdoi të nxehej, më pas u pa duke bërtitur drejt një kamera televizive në përleshje: “Ata janë të gjithë një bandë hajdutësh këta bij k***ash. Po, më regjistro. Bir i një k***e”.
Mundo Deportivo pretendon se nëse këto incidente raportohen nga drejtori i garave të FIFA-s, atëherë ai mund të përballet me një pezullim prej 15 ndeshjesh larg futbollit. Nuk është e qartë nëse skualifikimi do të shërbehet vetëm për ndeshjet ndërkombëtare apo do të bartet edhe në futbollin e klubeve.