MENU
klinika

Argjentina përballë Australisë

1000 ndeshje si profesionist, Messi kërkon Kupën e Botës

03.12.2022 - 14:19

Argjentina dhe Australia do të përballen sot në mbrëmje në ndeshjen që do të vlejë biletën për në çerekfinalet e Botërorit, një ndeshje që ka një rëndësi të dyfishtë për Leo Messin.

Sfida do të përcaktojë jo vetëm vazhdimësinë ose jo të edicionit të fundit të Kupës së Botës për kapitenin argjentinas, por mbi të gjitha do të shënojë ndeshjen e 1000- të të tij si profesionist, një rekord që ndër lojtarët ende aktivë e mbajnë vetëm Cristiano Ronaldo e Dani Alves, ndërkohë që më parë mes bardhekaltërve e kishte mbërritur vetëm Javier Zanetti.

Sigurisht që 7 herë fituesi i “Topit të Artë” do të kërkojë ta festojë me kualifikimin për në fazën tjetër, i vetmi objektiv në mendjen e bardhekaltërve siç kanë konfirmuar në konferencën për shtyp Lionel Scaloni.

“Ditën pas Polonisë përveç pushimit ia kemi dedikuar analizës së kundërshtarit dhe tashmë kemi një panoramë më të qartë të asaj që na pret. Australia është një ekip i mirë, siç thonë edhe ata jemi 11 kundër 11. Duhet të kemi kujdes, sepse tani është gjithçka ose asgjë. Duhet të lëmë mënjanë anën teorike të favoritëve në letër, pasi e kemi parë çfarë u ndodh pretendentëve…”, u shpreh 44-vjeçari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN