MENU
klinika

“Pa diçka në telefonin tim, filloi sherri dhe e vrava”

Dëshmia shqiptarit që vrau 19-vjeçaren në Greqi

05.12.2022 - 11:01

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 25-vjeçarit Qamil Taja i cili vrau partneren e tij 19-vjeçare në Greqi në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas dëshmisë së tij në polici, sherri nisi pas viktima Krisjana Braka kishte parë celularin e partnerit të saj.

“U zumë të shtunën për herë të fundit. Ajo pa diçka në celularin tim dhe filloi sherri. Në atë moment unë u tubullova dhe e qëllova. Pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Jam penduar për veprimin që kam bërë”, ka thënë 25-vjeçari në policinë greke, sipas televizionit Mega.

Pas vrasjes, ishte vetë Qamil Taja që kishte shkuar në polici dhe u dorëzua, ku njoftoi autoritetet se kishte bërë vrasje.

Policia greke shkoi në apartamentin e çiftit në Pire dhe gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare Krisjana Brakaj. Sherri nisi në orët e para të mëngjesit të 3 Dhjetorit, pasi të dy ishin kthyer në shtëpi pas pune. Si viktima, ashtu dhe autori, punonin si kamarierë në lokale të ndryshme nate në Athinë.

Mediat greke kanë raportuar se 25-vjeçari ka qenë nën efektin e kokainës kur ka kryer vrasjen. Ai e qëlloi me plumb në kokë partneren e tij, me një pistoletë, që siç ka deklaruar para hetuesve, ua kishte marrë disa rumunëve një vit më parë.

Shtypi grek e ka konsideruar 25-vjeçarin shqiptar si “xheloz patologjik”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi