MENU
klinika

Ronela 'hënë-hënë'

Njëherë e ‘shan’ tani e merr malli për Shqipërinë!

08.12.2022 - 12:29

Pasi mori pjesë në disa aktivitete në Spanjë, Ronela Hajati është kthyer më me mall se kurrë për Shqipërinë e sidomos për Tiranën.

Ndonëse shpesh ka shprehur deshirën për të jetuar në shtetin spanjoll dhe në disa postime është shfaqur e “mbushur” me komentet negative të shqiptarëve, këngëtarja me një story të fundit vërtetoi se si vendi yt nuk ka.

“S’ka si Tirana kur vjen e takon kë ki qejf,”-shkruan Ronela në Instastory.


Më herët kujtojmë që këngëtarja ka qenë e ftuar në një program spanjoll shumë të ndjekur ku ka performuar “live” këngën e saj pjesëmarrëse në “Eurovision”.

Me anë të një postimi ajo ka treguar se gjatë performancës i kishte rënë mikrofoni, por këtë incident ajo e kishte me shumë sportivitet.

Në këtë postim Ronela nuk kaloi pa përmendur edhe disa faqe shqiptare që sipas saj kanë zmadhuar vetëm incidentin, ndërsa shtoi se në Spanjë u ndje si në shtëpi.

“Faqet shqiptare kanë nxjerrë vetëm momentin që me ra mikrofoni a thua ç’ndodhi! Nuk e di nga na buron kjo ligësi për njëri-tjetrin ama unë të paktën po përpiqem të bëj diçka dhe do s’do u këndua shqip në një emision të huaj! Mos flas pastaj që komentet për peshën dhe dukjen time që nuk përfundojnë kurrë! Nuk dobësohem dot o zotërinj, ju ndan thjesht një buton nga të mos ndjekurit!

Pastaj kur mendoj, pashë që erdhi dhe Dua Lipa me një trup si modele, një yll i vërtetë dhe kur pashë komentet e tmerrshme dhe të ajo … BE POSITIVE! Sidomos për gjakun tënd, për njëri-tjetrin sepse gjithë ky negativitet që nxjerrim i shtyn njerëzit përditë të mendojmë: “Dua të iki sa më parë nga ky vend” kur mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme këtu!! Unë jam thjesht një goce nga Tirana që e dua muzikën dhe kam sakrifikuar çdo gjë për të! Dashurinë, familjen, shoqërinë …. vetëm që të bëjnë qejf njerëzit sepse sytë dhe duartrokitjet e tyre janë të paçmueshme! Le ta hapim zemrën! Unë, ju dua shumë! Aaaa, and thank you Spain for making me feel always like home,”-shkruajti ndër të tjera Ronela në atë postim.