Ne të gjithë i hamë ato –ushqimet e gatshme e bëjnë jetën tonë të ngarkuar shumë më të lehtë. Përveç kësaj, ato janë të shijshme – kujt nuk i pëlqejnë dog-ët, salcicet, hamburgerat, patatet e skuqura, pijet e gazuara, biskotat, ëmbëlsirat, karamelet dhe akulloret, për të përmendur vetëm disa?
Nëse më shumë se 20% e marrjes së kalorive ditore janë ushqime ultra të përpunuara, ju mund të rrisni rrezikun për rënie kognitive, zbuloi një studim i ri.
Kjo sasi do të ishte e barabartë me rreth 400 kalori në ditë në një dietë me 2000 kalori në ditë. Për krahasim, një porosi e vogël patate të skuqura dhe cheeseburger të rregullt përmban gjithsej 530 kalori.
Pjesa e trurit e përfshirë në funksionimin ekzekutiv – aftësia për të përpunuar informacionin dhe për të marrë vendime – është veçanërisht në rrezik, sipas studimit të botuar të hënën në JAMA Neurology.
Në fakt, burrat dhe gratë që hanin më shumë ushqimet të përpunuara, kishin 28% më shumë rënie të aftësisë njohëse dhe 25% më shumë rënie të funksionit ekzekutiv krahasuar me njerëzit që hanin më pak ushqime tepër të përpunuara, zbuloi studimi.