Në një sondazh të bërë nga gazeta më e madhe zvicerane “Blick”, tifozët helvetë votuan në masë të madhe që Granit Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit.
69% kanë qenë të mendimit se Xhakës duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit. 25% e tyre kanë votuar që Xhaka të jetë ende kapiten, kurse shtatë përqind nuk kanë pasur përgjigje.
Megjithatë, prestigjozja “Blick” ka listuar disa arsye pse Xhaka është kapiteni i duhur për helvetikët. Njëra nga to është se mendimi i futbollistit nga Kosova është i drejtpërdrejt dhe autentik.
Tjetër arsye është se besimi i tij është i palëkundur. “Blick” përmend rastin kur Xhaka kishte humbur respektin e tifozëve të Arsenalit në vitin 2019, kurse tani ai është prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e “Topçinjve”.