MENU
klinika

Nga The Economist

Pse protestat në Francë janë një test për Makronin?

04.12.2018 - 16:14

Parisi është mësuar me protesta të dhunshme nëpër rrugë. Por trazirat këtë fundjavë ishin ndryshe nga çdo gjë që kishte parë kryeqyteti francez për më shumë se një dekadë. Presidenti Emmanuel Macron është kthyer nga samiti i G20 në Argjentinë për t’u përballur me krizën e parë politike të presidencës së tij.

Sfida më e menjëhershme është siguria. Më 1 dhjetor, 412 persona u arrestuan në Paris. Ka pasur 249 raste të regjistruara të zjarrvënies, shumë prej tyre në lagjet më të njohura të kryeqytetit, si Avenue Kléber dhe të tjera. Imazhet e makinave të djegura kanë mbushur kronikat e lajmeve gjatë gjithë fundjavës.

Që kur protestat filluan përpara tre javësh, numri i protestuesve në të gjithë vendin ka rënë: nga 280,000 në 136,000 këtë fundjavë. Por, ndërsa shifrat kanë rënë, dhuna është intensifikuar.

Në ditën e katërt të protestave, Benjamin Griveaux, zëdhënësi i qeverisë, ka prpozuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Franca e ka bërë këtë më parë, sidomos pas sulmeve terroriste të vitit 2015 dhe pas trazirave në vitin 2005. Por, Macron i ka kërkuar qeverisë së pari mënyra të tjera për ta mbajtur kryeqytetin dhe qytetet e tjera të sigurt.

Makron
Makron

Përtej sfidës së sigurisë, Macron gjithashtu përballet me testin më të fortë politik të presidencës së tij 18 muajshe. Lëvizja filloi si një protestë kundër taksave më të larta të karburantit. Protestuesit ishin kryesisht njerëz me të ardhura modeste që jetojnë në zonat kryesisht periferike rurale të cilët udhëtojnë distanca të gjata për të punuar.

Por që nga ajo kohë ka shpërthyer një zemërim i tmerrshëm rreth kostos së jetesës, dhe perceptimit se ai është indiferent ndaj shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm.

Në të vërtetë, gjatë kohës së tij të shkurtër në detyrë, Macron është përballur me valë të njëpasnjëshme të protestave. Ai nuk është gati të japë dorëheqjen, ose të shpërndajë Kuvendin Kombëtar, siç po kërkojnë disa protestues.

Franca sigurisht që ka patur disa protesta masive në rrugë. Por këto janë organizuar kryesisht  nga sindikatat, si për shembull lëvizja kundër martesës së homoseksualëve. Disa analistë e krahasojnë protestën e sotme me majin 1968. Të tjerë merevolucionin e vitit 1789, madje edhe kryengritjen fshatare të vitit 1358.

Lëvizja u shfaq nëpërmjet Facebook dhe mediave sociale. Ndaj përpjekjet e saj për të emëruar zëdhënës janë dëmtuar nga mosorganizimi, mungesa e objektivave të përbashkëta dhe ndarjet e brendshme.

Kjo gjithashtu do të thotë që udhëheqësit ekzistues populistë të vendit, si Jean-Luc Mélenchon, në të majtën e largët, dhe Marine Le Pen, nuk kanë arritur të bëhen pjesë e lëvizjes.

Makron bëri fushatë për postin në vitin 2017 si një kryengritës politik. Tani, të gjithë po rebelohen ndaj tij. Mënyra se si do ta trajtojë krizën e tanishme mund të përcaktojë të ardhmen e presidencës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

Protesta në Francë/ një i vdekur, dhjetëra të plagosur

Lëvizja e ‘Jelekëve të verdhë’

Protestat kundër Macronit në Francë, 40 të arrestuar

Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

5 ditë protesta në Francë/ Një tjetër i vdekur