MENU
klinika

Nuk lë gjë pa thënë për Amber Heard!

Rikthehet në vëmendje avokatja e Johnny Depp

18.12.2022 - 12:37

Camille Vasquez, e njohur për të gjithë ne si avokatja e Johnny Depp, padyshim është një nga emrat më të lakuar këtë vit.

Ajo tërhoqi vëmendje të madhe në gjyqin e famshëm, kur rezultoi triumfuese.

Së fundmi në një intervistë ajo ka treguar disa prapaskena nga procesi gjyqësor, madje nuk e kurseu mendimin e saj as për Amber Heard.

“Një nga dëshmitarët më të vështirë ishte Dr. Dawn Hughes. Dhe një tjetër ishte Whitney, motra e Amberit, sepse ajo ishte dikush që do të mbronte të afërmin e saj pavarësisht se çfarë ndodhte,”-u shpreh avokatja në fillim.

Në kohën e gjyqit u bënë virale kundërshtimet dhe ndërhyrjet e ftohta që Camille bënte ndaj Amber. E pyetur në lidhje me këtë ajo u shpreh:

“Ajo dha përshtypjen se gjërat që tha ishin gjëra që i kishte menduar në minutën e fundit, por ato ishin shënime që ajo kishte në një fletore. Madje ndjeva se nuk kishte asnjë në ekipin e saj që e ndihmonte me deklaratat e saj. Do ta shihje ekipin e saj dhe ata ishin gjithmonë të ulur në vendet e tyre. Kjo më bëri të ndihem shumë keq për të, sepse ekipi ynë është krejtësisht ndryshe.”

Në përmbyllje të fjalës së saj Vasquez nuk u mendua dy herë teksa tha mendimin e saj për Amber.

“Unë kurrë nuk e pashë atë si një person të besueshëm apo si dikë të pëlqyeshëm. Ajo pretendonte se ishte viktimë e abuzimit, por i vetmi person që përfundoi në spital me lëndime ishte Johnny Depp. Ishte një marrëdhënie intensive, por ajo ishte agresorja.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Winona Ryder mbron Johnny Depp nga akuzat e Amber Heard

“Kurrë nuk ka qenë i dhunshëm…”

Shfaqen me puthje ne publik

Amber Heard prezanton të dashurin e ri