MENU
klinika

Posedon 24.268 sosh, me vlerë 2.1 milionë dollarë

Koleksionuesi më i madh në botë i videolojërave

21.12.2022 - 11:19

Është koleksionuesi më i madh në botë i videolojërave, që kapin vlerën e 2.1 milionë dollarëve.

Por pronari i tyre këmbëngulë se nuk e ka kryer punën dhe se planifikon të ndërtojë një hapësirë të veçantë për t’i vendosur dhe ku do të rrit numrin e videolojërave.

Antonio Romero Monteiro, 45-vjeç nga Teksasi, ka arritur të thyej rekordin e librit Guiness për koleksionin më të madh të videolojërave, transmeton Telegrafi.

Ky i apasionuar i videolojërave, thotë se koleksioni i tij kushton mbi 2 milionë dollarë dhe se ato ka filluar t’i koleksionojë nga viti 1987, kur ai ishte vetëm 10-vjeçar.

Deri më tani Monteiro ka arritur t’i ketë 24.268 videolojëra, duke përfshirë koleksionin më të madh të Xbox, Sega, Nintendo dhe PlayStation.

Që kur e kishte blerë Segan e parë mbi 30 vite më parë, ai nuk u ndalë koleksionuar videolojërat, madje ato i ka të palosura sipas rendit alfabetik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Industria që po rritet me hapa të shpejtë

Luani videolojëra dhe fitoni 70 mijë dollarë në vit