MENU
klinika

Kush janë personat nën akuzë

Konfiskohen pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale!

23.12.2022 - 11:04

Pasuritë e tre personave me të shkuar kriminale janë konfiskuar me urdhër të Gjykatës së Lushnjës.

Më konkretisht, Prokuroria ka konfiskuar pasuritë e shtetasit, Julian Sulo, 37 vjeç, i njohur si “Juli i Pashakos”. Organi i akuzës tha se Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e 70 mijë eurove në llogaritë bankare të këtij shtetasi, një automjet luksoz tip “Porsche Cayanne”, si dhe një apartament me sipërfaqe 110 m2, i cili ndodhet në katin e katërt të një pallati në lagjen nr.2 të qytetit të Lushnjës.

PASURITË E DEMIR LICKËS
Gjithashtu, Gjykata e Lushnjës ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Demir Licka, hetimet për të cilin nisën vitin e shkuar. “Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, me vendimin nr. 221, datë 09.11.2022 u vendos masë parandaluese pasurore, konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe paluajtshme në zotërim të shtetasit D.L”, sqaroi Prokuroria. Më konkretisht janë konfiskuar një objekt 1 kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4 m2, të ndodhur në Lagjen “18 Tetor”, qyteti Lushnjë. Gjithashtu, është konfiskuar një automjet tip “Volkswagen Passat”. Ky shtetas rezulton i dënuar për shitje të lëndëve narkotike rreth 20 vite më parë.

“Hetimet paraprake dhe gjykimi i çështjes ne Gjykatën e Apelit, kanë pranuar se si rrjedhoje e deklarimeve të bëra nga dëshmitari R.D, më datë 23 dhjetor 1999 u realizua kontrolli i banesës se ndodhur në lagjen 18 tetori, ku banonte i pandehuri Demir Liçka se bashku me familjen e tij. Këtu ne dollapin e rrobave ne xhepin e një bluze grash, është gjetur një sasi prej 80.2 gramë substance pluhur ne ngjyrë bezhë. Sipas akt ekspertimit kimik date 11.01.2000 realizuar nga Laboratori Qendror i Kriminalistikes, është kolauduar se kjo substance është lende narkotike e klasifikuar heroine”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë të 10 tetorit të vitit 2000.

PASURITË E FATMIR ABDURRAHMANI
Për llogari të shtetit do të kalojnë pasuritë e akuzuarit tjetër, Fatmir Abdurrahmani, hetimet për të cilin nisën gjithashtu vitin e shkuar në kuadër të të njëjtin hetim për pasuritë e Demir Lickës.

Me urdhër gjykate, për llogari të shtetit kalojnë pasuria e llojit njësi shërbimi me sipërfaqe 184.11 m2, një apartament me sipërfaqe 130.58 m2, një garazh me sipërfaqe 107.95 m2. Gjithashtu, është konfiskuar një lokal me 64,8 m2, një apartament me sipërfaqe 78.49 m2, një tjetër njësi shërbimi e blerë në vitin 2009, me sipërfaqe 27.03 m2. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit ‘Antimafia’, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji”, sqaron Prokuroria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Burojnë nga veprimtari të paligjshme

Prokuroria konfiskon pasuritë e tre personave