MENU
klinika

"Nëse s’largohet, njerëzit do të veprojnë"

Analisti rus shpjegon pse 2023 do jetë viti fundit në pushtet i Putin

26.12.2022 - 11:48

Historiani dhe analisti politik rus, Valery Solovev thotë se 2023 do jetë viti i fundit në pushtet i Vladimir Putin.

Sipas Soloviev, plani i Putinit është t’ia dorëzojë pushtetin ministrit të Bujqësisë, Dmitry Patrushev, i cili është djali i këshilltarit të sigurisë së presidentit rus, 71-vjeçarit Nikolai Patrushev.

Me këto të dhëna, vlerësimi i analistit rus është se viti 2023 do të jetë viti i fundit i Putinit në pushtet.

“Nëse (Putini) nuk largohet vullnetarisht, atëherë njerëzit do të veprojnë. Ky është shansi i fundit i Putinit. Nëse ai nuk përfiton nga kjo, atëherë elita jo vetëm që do të largohet, por do të kthehet kundër tij”, përfundoi analisti rus.