MENU
klinika

Brenda ambienteve të Bashkisë së Lushnjes...

I hoqën ndihmën ekonomike, ndërron jetë 60-vjeçarja

29.12.2022 - 12:53

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Bashkisë së Lushnjës, ku një grua ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Shpresa Cani, 60 vjeç nga fshati Çinar. Qytetarja ka shkuar në bashki për të kërkuar llogari se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë me forcë jashtë. 60-vjeçarja ashtu e zhgënjyer ka kërkuar që të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja ka ndërruar jetë në vend, shkruan “Klan neës”.

Policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 60-vjeçares, ndërSa mësohet se kryebashkiakja është tronditur nga kjo ngjarje.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier