Një 60-vjeçare nga fshati Çinar, e identifikuar si Shpresa Cani ka ndërruar jetë këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, pasi kishte shkuar për të kërkuar se përse i ishte hequr ndihma ekonomike. 60-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Por sapo ka mbaruar takimin është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë. Ambulanca e spitalit të Lushnjes mbërri në ambientet e bashkisë vetëm për të konstatuar vdekjen e saj. Megjithatë e gjithë ngjarja duket se e ka trembur kryebashkiaken, e cila ka kërkuar që të bëhej një kurban.
Ashtu siç zakoni në raste “fatkeqësish” në vendin ku ka rënë 60-vjeçarja, kryebashkiakja ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.
Mesa duket kryebashkiakja ka marrë gjërat me radhë, fillimisht ka vendosur që të heqë “syrin e keq” nga Bashkia se ka zgjedhjet lokale para, në vend që të shkonte në Policinë e qytetit që të japë llogari për atë që ndodhi në zyrën e saj, me një qytetare për të cilën mban përgjegjësi. E që tek e fundit kërkonte të drejtën e saj, paratë që i takonin, për të cilat humbi dhe jetën. /Dosja.al