MENU
klinika

Intervista për Telegrafin serb

Ambasadori amerikan Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia

31.12.2022 - 16:56

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se i vjen keq për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 për ta çliruar Kosovën.

Hill, në një intervistë për Telegrafin serb, ka potencuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së nuk duhet të përqendrohen në diçka që ka ndodhur 23 vjet më parë.

“Më duhet t’ju kujtoj se ka ndodhur 23 vjet më parë. Është njësoj sikur në vitin 1968 të flasim për ngjarjet e vitit 1945. Mua personalisht më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë. Por në një moment njerëzit duhet të kthehen drejt së ardhmes, për të ecur përpara. Të përpiqesh të mësosh diçka nga e kaluara, por jo të jesh peng dhe skllevër i së shkuarës. Erdha këtu pas 23 vitesh, me shpresën se mund të bëjmë shumë më tepër së bashku. Ne ndajmë disa nga vlerat dhe pikëpamjet e njëjta për botën dhe mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë, dhe jo në diçka që ka ndodhur 23 vjet më parë”, ka thënë Hill.

Hill ka tuar se roli i tij në Rambuje ishte që Kosova të rifitonte autonominë që e kishte më parë.

“Roli im në Rambuje ishte të përpiqesha që Kosova të rifitonte shkallën e autonomisë që kishte në të kaluarën. Rambuje nuk u mor me pavarësinë e Kosovës, kjo erdhi shumë më vonë dhe unë nuk mora pjesë në të. Në Rambuje, ishte e rëndësishme të gjenin pika të përbashkëta, diçka që mund t’i afronte të dyja palët dhe të shihnin se çfarë marrëdhëniesh mund të ndërtonin në të ardhmen. Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ndodhte, unë kam mendimin tim për këtë, por këtë do t’ua lija historianëve, sepse për mua është shumë më e rëndësishme të shoh se çfarë mund të bëhet për të ardhmen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të kërkohet falje publike për masakrën e Reçakut"

‘Vuçiç mohon Reçakun’, reagon Këshilli i Ambasadorëve

Deklarata e fortë e ambasadorit të SHBA

“Jo kriminelë lufte në Qeverinë e Kosovës”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!