“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të lehtësojmë dhimbjet e shpinës në mënyrë natyrale
Mjeku: Ekziston një larmi e gjerë ilaçesh natyrore për të qetësuar shpinën, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e marrjes së ilaçeve ose të ofrojnë një përfitim shtesë për trajtimin tuaj mjekësor të dhimbjeve.
Hidhini një sy këtyre strategjive natyrore për qetësimin e dhimbjeve dhe zbuloni se çfarë funksionon më mirë për ju:
Shijoni një pije anti-inflamatore çdo ditë: Kur konsumoni ushqime anti-inflamatore rregullisht, disa agjentë antioksidues, anti-inflamatorë, madje edhe kundër kancerit mund të grumbullohen në gjak. Gjatë një periudhe kohore, këta agjentë të fuqishëm luajnë një rol të rëndësishëm në zvogëlimin dhe/ose eliminimin e reaksioneve inflamatore në trup. Konsumimi i këtyre pijeve të shëndetshme në baza të rregullta mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës.
Qumësht me shafran të Indisë: Shafran i Indisë, një erëz aziatike, përmban veti antioksiduese, anti-artritike dhe anti-inflamatore.
Çaj xhenxhefil-jeshil: Ju gjithashtu mund të provoni pije të tilla si çaji xhenxhefil-jeshil, i cili përmban përfitimet për lehtësimin e dhimbjeve. Qeset e çajit me xhenxhefil-jeshil mund të blihen në dyqane dhe ju mund ta përgatisni lehtë atë në shtëpi apo në zyrë.
Flini më shpejt dhe flini më gjatë: Kur keni një gjumë të qetë të natës, kurrizi juaj do të ndiejë më pak dhimbje gjatë ditës. Një natë me gjumë të mire mund të ketë përfitime shëruese për ju dhe t’ju bëjë të ndiheni të freskët, të rinuar dhe më pak të stresuar.
Shmangni qëndrimin e zgjatur statik: është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje nyjeve dhe muskujve të shtyllës kurrizore dhe ijëve. Parandaloni lodhjen dhe streset në këto nyje duke ndjekur këshilla të thjeshta, të tilla si: Shmangni uljen e tepërt ndërsa punoni. Kur uleni për një kohë të gjatë, presioni mbi disqet tuaja kurrizore rritet. Synoni të ngriheni çdo orë dhe të ecni në një distancë të shkurtër për të hequr ngarkesën nga disqet tuaja.
Bëni stretching të nyjeve dhe indeve të buta përmes jogës: Yoga është një mënyrë efektive për të shtrirë shpinën, për të përmirësuar shëndetin e muskujve dhe nyjeve dhe për të rritur fleksibilitetin e shtyllës kurrizore.
Provoni meditimin: Meditimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar përqendrimin, për të çliruar hormonet (endorfinat) dhe për të zvogëluar ankthin dhe stresin. Përmes meditimit , ju mund të kontrolloni mënyrën se si trupi juaj e percepton dhimbjen. Gjeni një dhomë të qetë dhe të errët dhe meditoni për 5 deri në 10 minuta në mëngjes. Ju gjithashtu mund të provoni të meditoni para gjumit ose gjatë pushimit në punë. Nëse nuk ju pëlqen të meditoni, provoni ushtrime të thjeshta të frymëmarrjes – merrni 10 frymë të thella dhe të ngadalta rresht.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.