MENU
klinika

Trashësia e dëborës shkon në 5 cm

‘Zbardhet’ Kukësi, asnjë problem me qarkullimin

11.01.2023 - 11:53

Reshjet e deborës kanë mbuluar qarkun e Kukësit, ndërsa deri tani nuk raportohen problematika në rrugë apo në furnizim me energji elektrike. Njoftohet se, në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit trashësia e dëborës shkon në 5 cm, por kjo gjë nuk ka shkaktuar probleme në asnjë zonë. Gjithashtu edhe në Has e Tropojë nuk raportohen probleme, ndërkohë autoritet vijojnë punën për kriposjen e rrugëve.

NJOFTIMI PËR QARKUN KUKËS:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:40 datë 11.01.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje të dobëta shiu dhe në lartësinë mbi 900 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 5 cm. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë. Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Ngelemi në kontakt.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja  e sotme të mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.